Java që lamë pas ishte ‘Java e Punonjësve Mjekësorë’ në mbarë botën. Të gjithë ata janë në vijën e parë të zjarrit dhe po luftojnë me Coronavirusin çdo ditë. Ata janë herojntë e vërtetë dhe meritojnë respekt dhe një mesazh për ta ka dhe kapiteni i Barcelonës, Leo Messi.
”Ditën e djeshme përfundoi ‘Java e Punonjësve Mjekësorë’ dhe së bashku me ‘Unicefin’, i shpreh mirënjohjen time për punën e mrekullueshme që ata po bëjnë”, shkruan Messi në një postim në “Instagram”.
”Ata janë heronj të cilët edhe pse janë larg familjarëve të tyre, punojnë ditë e natë që ne të jemi të sigurtë nga Covid-19. Faleminderit për punën e palodhur, sidomos me gratë shtatzanë, adoleshentë dhe fëmijët”, mbyll argjentinasi. /abcnews.al