Sekuestrimi i kokainës në Shqipëri pasqyrohet në mediat ndërkombëtare

schedule15:46 - 28 Shkurt, 2018

schedule 15:46 - 28 Shkurt, 2018

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar gjerësisht lajmin për sekuestrimin e sasisë rekord të kokainës. “Policia shqiptare ka sekuestruar 613 kilogramë kokainë që ka mbërritur në vend në një dërgesë bananesh nga Kolumbia”, shkruan Associated Press. GJithashtu raporton edhe për arrestimin e dy personave një ditë përpara zbulimit të sasië rekord ndërsa bën me dije se pronari i kontenierit është në arrati. Duke cituar policinë shqiptare, Associated Press shkruan se vlera e kokainës shkon në 180 milionë euro. Kjo agjenci ndërkombëtare e lajmeve nënvizon se “Shqipëria është e njohur si për trafikimin e marjuanës”. Gjithashtu raporton edhe përpjekjet e qeverisë për të reduktuar numrin e plantacioneve të drogës. Ndërkohë, shkrimi i Associated Press është shpërndarë edhe nga media si Fox News, Uashington Post, ABC News e shumë të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!