“Neymar planifikoi hakmarrjen ndaj Haaland, s’i duron provokimet”

schedule11:38 - 13 Prill, 2020

schedule 11:38 - 13 Prill, 2020

Humbja e ndeshjes së parë përballë Dortmund në Champions League nuk u prit aspak mirë nga PSG. Verdhezinjtë fituan 2-1 falë dygolëshit të Erling Haaland dhe festa e tij acaroi francezët, që triumfuan 2-0 në kthim (Neymar, Bernat) dhe u kualifikuan në çerekfinale.

Në fund nuk mungoi ironia me bomberin e skuadrës gjermane. Lojtarët e PSG-së imituan festimin e Haaland, veprim që nuk u prit mirë. Marquinhos i rikthehet atij episodi dhe zbulon për Goal se diçka e tillë është e pritshme nga dikush si Neymar.

Neymar kishte planifikuar një përgjigje të guximshme për Haaland në ndeshjen e kthimit. Ai është i tillë, i pëlqejnë këto gjëra, nuk ka aspak frikë dhe reagon gjithmonë ndaj provokimeve. Pasi shënoi golin më tha të prisja fundin e ndeshjes dhe më kërkoi të mos e ndaloja”, deklaron mbrojtësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!