Kontratat e lojtarëve dhe zgjatja e merkatos, FIFA nuk bën lëshime

schedule10:58 - 13 Prill, 2020

schedule 10:58 - 13 Prill, 2020

Bota e futbollit po përgatitet të mbyllë sezonet që mbeten pezull. Koronavirusi vazhdon të jetë aktiv dhe i frikshëm, por kampionatet duhet të përfundojnë me çdo kusht sipas drejtuesve të futbollit. Skuadrat do të rifillojnë stërvitjen me masa mbrojtëse shtesë dhe në Gjermani kanë nisur ta bëjnë.

Një prej problemeve të mëdha është merkato dhe kontratat e lojtarëve. Shumë prej tyre dalin të lirë në 30 qershor ose u mbarojnë huazimet, por kampionatet evropiane sivjet do të mbyllen pas kësaj date. Të gjithë presin ndryshime nga FIFA, por asnjë lëshim deri në këto momente.

FIFA nuk mund të zgjasë kontratat përtej datës 30 qershor, por koha e merkatos nuk do të jetë njësoj dhe lojtarët nuk mund të regjistrohen. Në fakt, merkato nuk do të hapet më 1 korrik. Nëse një huazim përfundon në 30 qershor, teorikisht lojtari duhet të kthehet në klubin e tij, por merkato nuk do të jetë e hapur, prandaj marrëveshja nuk do të përpunohej”, deklaron Emilio Garcia Silvero, drejtori ligjor i FIFA-s. /abcnews.al