Librazhdi pa energji elektrike që nga ora 19:30 e ditës së dielë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se është djegur nënstacioni elektrik, duke lënë 45 mijë banorë në terr.
Pa energji elektrike është dhe spitali i qytetit, ndërkohë për shkak të mungesës së energjisë furrat e bukës nuk kanë prodhuar bukë.
Gjithashtu mësohet se autoritetet e OSHEE po punojnë për riparimin e problemit./abcnews.al