Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27 vjeçar dhe ka gjobitur dy vëllezër të cilët kanë thyer orarin e karantinës dhe janë konfluktuar me njëri tjetrin.
Vëllezërit 26 dhe 30 vjeç janë gjobitur me me masë administrative 10.000 lekë.
Ndërkohë shtetasi me iniciale E. H., është vënë në pranga pasi për arsye të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezërit, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetsore.
Njoftimi i policisë:
Thyejnë orarin e karantinës, konfliktohen me njëri-tjetrin për motive të dobëta, vihet në pranga njëri prej tyre dhe dy ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në territor për monitorimin e zbatimit të masave shtesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar në Sektorin Rinia, tre shtetas që kishin thyer orarin e karantinës dhe po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe prangosur njërin prej tyre, i cili gjatë konfliktit kishte përdorur një mjet prerës duke dëmtuar dy të tjerët.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezërit A. N., 26 vjeç dhe T. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pa probleme për jetën.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë, të dy vëllezërit që kishin shkelur orarin e karantinës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al