“Mamica”, “Who let’s the dogs out” dhe më pas Champions League. Donald Rapo ka pushtuar rrjetet sociale, duke postuar video të ndryshme nga karantina. Një mënyrë për t’u argëtuar vetë, por edhe për të rritur humorin edhe te miqtë e tij dhe ndjekësit e tjerë.
Si zakonisht ai shfaqet krah partneres së tij dhe këtë herë kanë zgjedhur, së bashku me vëllain e tij, të luajnë rolin e oficerëve të sigurisë private, apo siç u themi ndryshe, “Bodyguard”.
Të veshur sportivë, me syze, Rapo dhe i vëllai i tij mbrojnë partneret e tyre “VIP” gjatë futjes në “night club”-in e supozuar prej tyre. Më pas kërcejnë edhe ata, ndërkohë që nuk mungon as qeni i mesfushorit të Laçit, që i shoqëron në çdo video. /abcnews.al