Vijon moti i keq në të gjithë Europën. Për shkak të të ftohtit mësohet se 24 persona kanë humbur jetën. Ndërsa janë verifikuar probleme të shumta në qarkullimin e trenave dhe avionëve.
Pjesa më e madhe e europës është zbardhur nga dëbora pasi moti i ftohtë është shpërndarë që nga jugu e deri tek brigjet mesdhetare. Stuhia e pagëzuar nga britanikës si “Bisha nga lindja”, sjell me vete erëra të ftohta përreth kontinentit dhe temperatura që shkojnë deri në -30 gradë celcius. Përtej problemeve të shumta, në të gjithë Europën numërohen 24 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, të paktën 5 persona humbën jetën në Poloni, kurse në Francë u regjistruan 4 viktima. Kjo u njoftua nga agjencia e lajmeve AFP. 3 të vdekur u konfirmuan nga Lituani, dy në Romani dhe një 47-vjeçar i pastrehë u gjet i pajetë në qytetin Italian të Milanos.
Në të gjithë europën, organizatat humanitare kanë hapur vende strehimi dhe po mundësojnë ushqim të ngrohtë si dhe batanije për mijëra persona. Dhjetra rrugë janë mbyllur dhe trenat e fluturimet janë anulluar përreth kontinentit të vjetër. Qindra shkolla vazhdojnë të jenë të mbyllura ndërsa autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe në ambjente të ngrohta. Meterorologët paralajmërojnë se kjo sitatë me temperatura siberike mund të vazhdojë deri në fundjavë.
Ndërkohë, në Belgjikë policia është autorizuar të ndalojë persona gjatë natës që refuzojnë të shkojnë në vende strehimi të shoqatave humanitare. Në qytetin e Romës, dëbora ra pas gjashtë vitesh. Ndërsa në Napoli u regjistrua sasia më e rëndë e dëborës në dekada. Probleme të shumta me qarkullimin janë verifikuar në Itali në disa qytete. Në Gjermani, meteorologët kanë regjistruar temperaturë record -30 gradë celcius. Kurse në Paris termometri shënon -6 gradë. Situatë e njëjtë shfaqet edhe në Spanjë, ku qytetarët e Katalonjës janë këshilluar që të drejtojnë mjetet e tyre me kujdes për shkak të ngricave. Në Mbretërinë e Bashkuar temperaturat shkojnë deri në -12 gradë celcius, që konsiderohet dimri më I ftohtë në 5 vitete e fundit./abcnews.al