Meta për marrëveshjen me Greqinë: Jam takuar me Bushatin

schedule14:27 - 28 Shkurt, 2018

schedule 14:27 - 28 Shkurt, 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati, para se të nisnin bisedimet në Korçë për marrëveshjen e re me Greqinë. Por kreu i qeverisë ka thënë se nuk është informuar për temën e diskutimeve me palën greke.

Rreth një javë më parë u detyrua të dilte në media për t’i thënë qeverisë se nuk mund të firmosë një letër të bardhe çka nënkuptonte se nuk kishte asnjë informacion për bisedimet e Shqipërisë me Greqinë.

Një javë më pas Presidenti i Republikës pranon se është takuar me ministrin e jashtëm një ditë para bisedimeve që u zhvilluan në Korçë, por sipas tij përsëri nuk ka marrë informacion për atë që do të flitej të nesërmen e atij takimi.

Autorizim për plotfuqi është termi ka hapur debat nga vetë ministri i jashtëm por për presidentin e republikës ajo që ka rëndësi është roli i tij thelbësor që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

Letër këmbimet me Ministrinë e Jashtme duket se po ecin në rrugë të mbarë  dhe këtë e reflekton qetësia e kreut të shtetit ndryshe nga një javë më parë. Sa i përket listës së negociatorëve nga media ka marrë informacionin mbi figurën e e Artur Mecollarit dhe mbi këtë bazë shpreh një vlerësim.

Ndonëse këmbëngul se pret informacionet për të vlerësuar negociatorët e Shqipërisë vetë Presidenti i Republikës mendon se disa ndryshime duhen bërë./abcnews.al