Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, paralajmëron se ai nuk do ta lërë ekipin e tij të luajë, duke sulmuar presidentin e Lazios, Claudio Lotito, i cili shprehu dëshirën për të filluar sa më shpejt Serie A.
Ky sezon u ndërpre një muaj më parë për shkak të pandemisë koronavirus dhe Italia mbetet nën izolim total, por masat pritet të lehtësohen në fillim të muajit maj.
Pas datës 4 maj, lojtarët do të kenë mundësinë të rifillojnë stërvitjen në grupe të vogla, me shpresën për të luajtur sërish në datën 31 maj.
Brescia dhe Bergamo janë goditur më shumë se çdo qytet tjetër italian nga kriza COVID-19. Me këtë situatë që vazhdon ende, dhe rreth 550-600 vdekje çdo ditë në Itali, Cellino nuk mund të shohë se si sezoni mund të rifillojë.
“Unë shoh shumë egoizëm dhe shumë njerëz që përpiqen të shfrytëzojnë sa më shumë nga kjo situatë. Lotito dëshiron të rikthehet në fushë? Unë i dëgjoj vetëm ata që meritojnë të dëgjohen. Unë as nuk e di nëse Lotito përfaqëson Lazion!
“Sa i përket FIGC dhe Gabriele Gravinas, ata duhet të përqëndrohen më shumë në kontrollin e situatës financiare të klubeve dhe më pak në bërjen e të drejtave televizive.
Lërini të shëtisin rreth Brescias dhe të shohin se çfarë maskre po ndodh këtu, pastaj flisni për rifillimin e sezonit. Klubi im nuk do të falimentojë, edhe nëse nuk mbetemi në Serie A”, përfundoi Cellino./abcnews.al