Thyen karantinën duke luajtur futboll në pyll: Gjobiten 10 vlonjatët, mes tyre edhe një polic

schedule13:23 - 12 Prill, 2020

schedule 13:23 - 12 Prill, 2020

Dhjetë persona në Vlorë janë ndëshkuar nga policia pasi janë kapur duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës.

Të dhjetë personat tashmë do të qëndrojnë të izoluar për  14 ditë dhe do të mbahen në mbikëqyrje nga policia. Ndërsa, njoftohet gjithashtu se mes tyre ka qenë edhe një efektiv policie.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është pezulluar nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P.

Njoftimi i policisë:

Thyen orarin e karantinēs duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës, Vlorë, ndëshkohen me masë administrative 10 persona.

Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Durim, bashkë do ia dalim!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!