Pashkë në kohë pandemie, Ranieri bën gjestin e bukur te Sampdoria

schedule14:20 - 12 Prill, 2020

schedule 14:20 - 12 Prill, 2020

Ditën e sotme në mbarë botën festohen Pashkët dhe pavarësisht situatës së vështirë, meshat në kisha janë zhvilluar. Italia është një nga vendet që e feston më shumë këtë festë dhe ka qenë trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri, që ka bërë një gjest të bukur.

Sipas mediave italiane, trajneri në bashkëpunim me një nga pastiçeritë në Xhenova ka përgatitur nga një vezë Pashkësh për çdo lojtar të tij. Madje ato që kanë dhe fëmijë ai i ka dërguar dhe dhurata.

Një gjest shumë i bukur nga ana e italianit në këto momente të vështira që vendi fqinj po kalon. Mësohet se ai është i vetmi nga trajnerë e Seria A që e ka bërë diçka të tillë. /abcnews.al