Dy mjekë të tjerë e fitojnë betejën me Covid-19, shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar

schedule13:03 - 12 Prill, 2020

schedule 13:03 - 12 Prill, 2020

Brenda 24 orëve, në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 20 persona. Mes këtyre të shëruarve kanë qenë edhe dy mjekë. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Me dy mjekët e ditës së sotme, numri i personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19 shkon në 32. Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 217.

Postimi:

Shërimi i plotë edhe i 2️⃣ mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës??

Shkon në 3️⃣2️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 2️⃣1️⃣7️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

#FORCA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!