Çudi braziliane, nëna e Neymar lidhet me modelin 22-vjeçar

schedule11:58 - 12 Prill, 2020

schedule 11:58 - 12 Prill, 2020

Çudia e radhës nga Brazili dhe këtë herë është protagoniste nëna e Neymar Jr. Nadine Goncalves, e divorcuar në vitin 2016, është në një lidhje me një 22-vjeçar, i cili është një fans i çmendur i sulmuesit të PSG. Çifti ka një diferencë të frikshme në moshë, 30 vite.

Tiago Ramos, personi që i ka fituar zemrën lojtarit të kombëtares braziliane, është një “gamer” dhe model. Nëna e Neymar ka postuar edhe një foto me të dashurin e saj dhe shkruan: “E pashpjegueshmja nuk mund të shpjegohet. Nëse jeton, dashuron”.

 

Tiago Ramos, si “gamer”

Vetë sulmuesi i ka shkruar: “Ji e lumtur, mama! Të dua”. I lumtur për lidhjen e Nadine Goncalves është edhe ish-burri i saj, babai i Nyemajr Jr. Romas është një tifoz i madh i lojtarit të PSg dhe kjo konfirmohet edhe nga një postim i hershëm i tij.

“Neymar, ju jeni fantastik. Nuk di si ta shpjegoj emocionin e të qenurit tifoz të një djali si ju. Ju shoh të luani dhe jam shumë i motivuar. Një ditë shpresoj ta lexoj këtë mesazh me ju, të jem vëllai yt dhe të luajmë bashkë.

E di që një ditë do të takoj, sepse unë jam një djalë ëndërrimtar dhe nuk heq dorë nga objektivat e mia. Zoti qoftë me ty dhe qofsh i suksesshëm dhe i lumtur”, shkruante Tiago Ramos nw vitin 2017. /abcnews.al

 

Mesazhi i derguar ne vitin 2017