Gattuso: E admiroja Boca Juniors, transferimi u bllokua nga… gruaja!

schedule20:58 - 11 Prill, 2020

schedule 20:58 - 11 Prill, 2020

Gennaro Gattuso i dha fund aventurën 13-vjeçare me Milanin në vitin 2012. Ishte 34-vjeç dhe u tundua nga ideja për t’u transferuar te Boca Juniors, skuadra më e dashur në Amerikën Latine. Ish-mesfushori i Napolit kishte një debulesë për skuadrën argjentinase dhe do ishte diçka e veçantë të shihnim një “luftëtar” të tillë në mitikun Bombonera.

Kalimi te “Xenezies” nuk ndodhi dhe 42-vjeçari zbulon gjithçka në prononcimin e dhënë për Fox Sports. Në shtëpinë e tij e thotë gruaja fjalën e fundit, ajo i dha “urdhër” ta harronte këtë mundësi, Gattuso kaloi te Sion, luajti një vit në Zvicër dhe i dha fund karrierës si futbollist.

Nuk është sekret fakti që gjithmonë e kam admiruar Boca Juniors. Në vitin 2012 isha shumë pranë transferimit te kjo skuadër, por në shtëpinë time komandon gruaja dhe nuk më la të shkoja në Argjentinë. Fëmijët e mi ishin shumë të vegjël, nuk ishte situata e duhur familjare për një hap të tillë“, deklaron trajneri i Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!