Në liqenin e Belshit një 25-vjeçar është gjetur i mbytur.
Mësohet se shtetasi Erik Hysa., 25 vjeç është banues në Belsh. Dyshohet se 25-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe është mbytur aksidentalisht.
Burime nga Policia bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Cërrik/ Informacion paraprak
Në liqenin e Belshit nga shërbimet e policisë është gjendur i mbytur shtetasi E.H., 25 vjeç, banues në Belsh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al