Për sekuestrimin e sasisë rekord të kokainës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tuiter, Xhafaj shprehet se ky ishte një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.
“Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron” – përfundon reagimin ministri i Brendshëm Xhafaj. /abcnews.al