Një breshkë “Kareta” ka rënë në rrjetat e një peshkatari në brigjet e Vlorës.
Bëhet fjalë për një breshkë me përmasa të konsiderueshme.
Peshkatari e ka lëshuar sërish në det breshkën. Ai e ka pagëzuar edhe me emrin “Lule”.
“Lule, ik dhe thuaj që ka njerëz të mirë këtej”, thotë në fund peshkatari teksa breshka çlirohet nga rrjeta./abcnews.al