FOTO/ I shtrirë, me kapuç dhe pistoletën pranë kokës, si u prangos Orges Bilbili në Tiranë

schedule15:07 - 10 Prill, 2020

schedule 15:07 - 10 Prill, 2020

Orges Bilbili u bë shkak për një përplasje me armë gjatë mesditës së sotme në Tiranë, nga e cila mbëti i plagosur ai vetë dhe një vajzë 30 vjeçare.

Pasi nuk iu bind kërkesës së një efektivi të forcave “Shqiponja” për të treguar lejen e daljes, Bilbili ka vrapuar duke i drejtuar pistoletën policit, i cili i bëri thirrje disa herë që të dorëzohej.

Duke parë refuzimin e tij si përballë rrezikut për jetën, polici ka qëlluar duke e plagosur Bilbilin në këmbë, ndërsa një plumb që ka bërë rikoshetë ka kapur edhe një vajzë që po kalonte aty pranë.

Pas të shtënave Bilbili mbeti i shtrirë në tokë, ndërsa pak sekonda më pas aty kanë ardhur efektivë të tjerë policie duke mundësuar arrestimin e tij.

Abcnews.al siguroi e para pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa në fotot e mësipërme duket momenti kur ai ndalohet nga policia.

Bilbili kishte një kapuç në kokë, gjë e cila e bëri fillimisht të dyshonte policin kur i kërkoi dokumentin, ndërsa pranë tij shihete edhe pistoleta.

Bilbili, raporton Abc News, ka qenë jo vetëm një nga personat më të kërkuar në rrethin e Lushnjes dhe në Shqipëri por edhe kërkim ndërkombëtar. Aso kohe kërkime të shumta janë kryer në gjithë territorin shqiptar por që nuk kanë bërë të mundur kapjen e Bilbilit.

Mbetet ende e paqartë se si një person kaq shumë i kërkuar nga autoritet shqiptare por edhe ato ndërkombëtare fshihej pikërisht në Tiranë ku kontrolli nga ana e policisë është edhe më i lartë. Raportohet se Bilbili është identifikuar me anë të shenjave të gishtave.

/abcnews.al