Gianluigi Donnarumma është një nga pikëpyetjet e Milanit dhe bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur për momentin, për shkak të pandemisë. Kuqezinjtë kurrsesi nuk mund të lejojnë që një nga “xhevahirët” e tyre të largohet me parametro zero verën e vitit 2020.
Nëse bisedimet për rinovimin dështojnë, atëherë te Milani janë të detyruar ta shesin. Madje edhe për më pak se sa është dëshira e tyre. kriza ekonomike besohet t’ia ulë vlerën nga 50 milion euro në 30-35 milion.
Donnarumma sigurisht do të donte një ekip ku të luftojë për gjëra të rëndësishme dhe Milani, skuadra e tij e zemrës, nuk ia garanton për momentin. Këtë verë do të vendoset përfundimisht se çfarë do të bëjë, ndërkohë që te Milani po punojnë edhe për pasuesin e tij.
Dy janë emrat që kuqezinjtë po vëzhgojnë me kujdes. Njëri është edhe objektiv i Interit dhe bëhet fjalë për Juan Musso, argjentinasin e Udinese që vlerësohet me 30 milion euro. Tjetri është Alex Meret, i cili edhe shikohet si objektiv më i arritshëm.
Italiani është pjesë e Napoli dhe kohët e fundit Gattusso ka preferuar më shumë Davide Ospina. Te Milani, gjithmonë nëse ikën Donnarumma, ai do të kthehej në një titullar fiks dhe për të normalisht kjo është shumë e rëndësishme. /abcnews.al