Kriza e krijuar nga koronavirusi ka bërë që shumë vende, përfshirë edhe tonin, të marrin masa shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen.
Mes masave përfshihen edhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve që nuk konsiderohen si “esenciale”.
Një nga këto bizneset janë edhe berberanet, mbyllja e të cilave ka bërë që shumë persona të qethen vetë në shtëpi edhe pse në mënyrë amatore.
Në hall për mugesën e berberëve kanë rënë edhe turqit ku bizneset janë byllur disa javë më parë.
Sipas një videoje të publikuar nga VOA, në Turqi një berber dhe klientët e tij janë arrestuar pasi kishin përshtatur një ambient si berberhane. Ata u pikasën nga policia dhe u kapen në flagrancë. /abcnews.al/
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/629804871196346/?v=629804871196346


