Institucionet kulturore në vend, Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Kombetar dhe Galeria Kombëtare do te nisin projektet artistike virtualisht për publikun përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale. Ky eksperimentim, vjen për shkak të mbylljes së ketyre institucioneve nga pandemia.
Shfaqja e parë virtuale për Teatrin e Operas dhe Baletit eshte “La Bohem” me regji te Ada Gurrës. Projekti on line është titulluar “Opera me pizhame”, i cili nis më 11 prill në orën 20:00 në rrjetet sociale të Teatrit tË Operas dhe Baletit.
Teatri Kombëtar për here te pare do te eksperimentoi me shfaqjen live “The shoë must go on” në rrjetet sociale, në datë 9 deri 12 Prill në oren 19.00.
Ndërkohë që edhe Galeria Kombëtare e Arteve ka realizuar vizita virtuale në të gjitha hapësirat e Galerisë në 3D!
Ky udhëtim virtual është prezantimi i ekspozitës retrospektive të artistit Kolë Idromeno e cila ishte e hapur për publikun verën e kaluar. /abcnews.al