Kavajë/ Lulzim Basha me familjet e hequra nga ndihma ekonomike

schedule17:50 - 27 Shkurt, 2018

schedule 17:50 - 27 Shkurt, 2018

Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha, ka takuar familjet në Kavajë, në varfëri ekstreme dhe të përjashtuar nga ndihma ekonomike për arsye të pa ditura për ta dhe antiligjore sipas vetë Lulzim Bashës.

Turin për evidentimin e familjeve të lëna jashtë skemës së ndihmës ekonomike për arsye të paqarta dhe joligjore sipas tij, Lulzim Basha e vijoi në Kavajë.
Kastriot Mihani, baba i dy fëmijëve me bashkëshorten me probleme psikike. I papunë, nuk i siguron dot bukë fëmijëve.

Kastriot Mihani: “Si e heq përkrahjen pa lidhje? Çfarë do të hanë kalamajtë? Kanë ikur kalamajtë pa bukë sot në shkollë”.

Fatmira Shima të shoqin e ka çuar në azil. Jetesën për veten dhe vajzën e sëmurë e përballon e vetme.

Fatmira Shima: “Jemi të gjithë copë -copë. Kështu jepet jepet e drejta, shkon Edi Rama e heq asistencën robve, iu heq bukën e gojës? Sa merrja unë?! 16500 lekë, me atë do të mbaja familjen time, gocën që kam sëmurë, burrin që e kam çuar në azil nga zori. S’kam të ardhura fare. Edhe fëmijët i kam gjysëm robi”.

E vetme është edhe Liljana, nëna e dy fëmijëve. Të shoqin e ka në burg për dhunë në familje.

Lulzim Basha: “Po me çfarë jetoni tani, fëmijët me çfarë i mbani”?
Liljana Eminaj: “Del çuni me mbledh kanaçe”.
Lulzim Basha: “Sa vjeç është çuni”?
Liljana Eminaj : “13 është”.

Kreu i Partisë Demokratike u tha qytetarëve se për këtë çështje ka kërkuar përgjigjen e kryeministrit Edi Rama por ky i fundit e ka shtyrë datën e përgjigjes nga foltorja e parlamentit për në muajin Mars, për shkak të axhendës së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!