Merret vendimi, Bashkia Durrës shtyn pagesat për qiramarrësit dhe tarifat vendore

schedule14:01 - 9 Prill, 2020

schedule 14:01 - 9 Prill, 2020

Ditën e sotme është zhvilluar online mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit.

Në këtë mbledhke anëtarët e këshillit morën vendimin për të shtyrë detyrimin e qirasë për dy muaj për të gjithë qiramarrësit dhe individët të cilët kanë kontratë qiraje për banesat sociale me Bashkinë e Durrësit.

Detyrimi i shtyrë i qiramarrësve, sipas vendimit të Bashkisë Durrës do të paguhet në mënyrë proporcionale në muajt në vazhdim.

Gjithashtu në këtë mbledhje u mor vendimi edhe për shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave vendore nga data 20 Prill 2020,  për në datën 30 Qershor 2020 për të gjitha aktivitetet e mbyllura sipas Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i Bashkisë Durrës:

“Duke patur parasysh situatën aktuale të krijuar nga Covid 19, ky këshill ka miratuar shtyrjen e afatit të pagesave të qerave për familjet që jetojnë në banesa sociale si dhe shtyrjen e pagesave të tarifave vendore për biznesin,  vendime që lehtësojnë këto kategori. Ja vendimet që u miratuan: 

-Shtyrja e detyrimit të qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020 për të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesat sociale me palë qiradhënës Bashkia Durrës. Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale për periudhën e mbetur të vitit 2020.

Shtyra e afatit të pagesës së tarifave vendore nga data 20 Prill 2020,  për në datën 30 Qershor 2020 për të gjitha aktivitetet e mbyllura në zbatim të Urdhërit nr.193, datë 20.03.2020 të Ministrise së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për kufizimin apo mbylljen e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”,  i ndryshuar.

Në zbatim të masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID 19, mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua on line me asistencë teknike të Koordinatores Rajonale të Projektit Bashki të Forta, Eneida Marku”./abcnews.al