Në një situatë kur vendi është prekur nga COVID-19, kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Facebook” me një tjetër mesazh për qytetarët që hasin probleme me bankat për shtyrjen e afatit për shlyerjen e kësteve. Për këta qytetare, Rama njofton së Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen e saj.
“Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse në vijim të njoftimeve të mëparshme, banka e shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga COVID-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.
Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë”, shkruan Rama në Facebook.
Statusi:
Për të gjithë ata që hasin probleme me bankat për shtyrjen tremujore të detyrimeve nga kreditë, banka e shqipërisë ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen e vet:
Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse në vijim të njoftimeve të mëparshme, banka e shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga COVID-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.
Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë.
Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni bankës së shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it: [email protected]
Lutemi të specifikoni konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.
Banka e Shqipërisë