Disa refugjatët sirianë në Durrës janë duke fjetur në tarracën e një pallati në ndërtim. Të paktën kështu ka denoncuar ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Berisha ka publikuar një video në të cilën duket një person teksa ngjitet, pa asnjë lloj mase sigurie, në skelat e një pallati shumëkatësh në ndërtim.
Bashkë me videon Berisha shkruan:
“Njerez te braktisur, refugjate siriane ne Durres. Flene ne tarracen e pallatit ne ndertim! E dhimbshme! sb”
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/616854115562769/