Jo masa të rrepta por testime në masë, mjekja: Pse Suedia po e menaxhon shumë mirë koronavirusin

schedule13:52 - 8 Prill, 2020

schedule 13:52 - 8 Prill, 2020

Situata në Suedi paraqitet më ndryshe në krahasim me vendet e tjera të botës, sa i përket masave të marra për parandalimin e virusit. COVID-19 tashmë ka goditur shumë shtete duke regjistruar shifra tragjike të personave që kanë humbur jetën.

Si pasojë e kësaj, shumë vende kanë marrë masa drastike për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie, por kjo mesa duket nuk ka ndodhur në Suedi.

Elona Lile mjeke e përgjithshme, në një lidhje me “ABC News” u shpreh se masat e marra në Suedi për parandalimin e përhapjen e koronavirusit nuk janë aq drastike.

“Kemi 7600 raste të prekur me COVID-19 dhe 591 të vdekur. Institucionet kanë vendosur për të mos marrë masa të rrepta, por të përshtatshme për popullsinë Suedeze. Që nga fillimi është vendosur ruajtja e distancës. U ndaluan vizitat në azile, te të moshuarit. Nuk lejohen mbledhje me më shumë se 50 persona.

Në restorante dhe lokale ka vetëm shërbime në ambiente të jashtme dhe distancat e tavolinave janë mbi një metër. Ndërsa fabrikat me 3 mijë apo 5 mijë punëtorë janë mbyllur përkohësisht, ndërsa pjesa tjetër punojnë normalisht”, u shpreh ajo.

Si paraqitet situata e të infektuarve?

Mjekja: Mendohet se rastet e konfirmuara me teste janë më shumë. Zgjedhin që të testojnë vetëm personat që kanë të nevojshëm shërbimin intensiv. Një tjetër masë shumë e rëndësishme është se të gjithë personat që kanë simptoma farë të lehta duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe do të paguhen nga shteti, deri në momenti që nuk kanë më asnjë simptomë dhe mund të punojnë përsëri.

A ka një testim të popullatës në masë të gjërë?

Mjekja: Në fillimet e përhapjes së koronavirusit u provua që të testoheshin të gjithë personat e dyshuar, por si në çdo vend të botës nuk ishte e mjaftueshme që kjo të realizohej. Tani kanë pritoritet të testohen persona që janë në gjendje më të rëndë.

Ka raste të të rinjve të prekur?

Mjekja: Ditët e fuindit janë rritur rastet e të prekurve, pasi numri i personave të moshuar që janë prekur nga koronavirusi është rritur. Por, kjo nuk përjashton të rinjtë, pasi të gjithë mund të infektohen.

A ka në Suedi shqiptarë të infektuar?

Mjekja: Ky është një informacion që nuk mund të jepet sepse ruhen të dhënat e personit.

Gjthashtu ajo u shpreh se edhe stafi i mjekëve në Suedi është prekur nga COVID-19, ndërsa tregoi se edhe një kolege e saj tashmë është e prekur nga koronavirusi.

Më tej mjekja theksoi se personat me simptoma të COVID-19 duhet të telefonojnë mjekun për ti shpjeguar simptomat, dhe më pas është ai që vendos nëse duhet, apo jo të qëndrojë në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!