Sërish bilanc tragjik në Spanjë, 757 viktima në 24 orë

schedule12:50 - 8 Prill, 2020

schedule 12:50 - 8 Prill, 2020

Një tjetër ditë tragjike për Spanjën, e cila ka regjistruar 757 vdekje në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit, sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Një ditë më parë, numri i viktimave ishte 743, duke shënuar kështu një rritje të lehtë.

Në total, numri i viktimave në Spanjë ka shkuar 14.555 persona, ndërsa rastet e konfirmuara janë 146.690.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se  48.021 persona janë shëruar.

Zyrtarët spanjollë nuk raportuan numrin e pacientëve në kujdesin intensiv (ICU), hera e parë  që nga shpërthimi i koronavirusit.

Pas dështimit të bisedimeve mes ministrave të Financave të vendeve të Bashkimit Europian, dhe përballë këtyre shifrave, zëdhënësja e qeverisë, Maria Montero tha: “Kemi nevojë për ndihmë nga shtetet e tjera, prandaj u ndërtua edhe Bashkimi Europian”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!