Epidemiologu në Abc News: Pse ka më pak raste me koronavirus në vendet që kanë aplikuar vaksinën ndaj tuberkulozit

schedule18:20 - 7 Prill, 2020

schedule 18:20 - 7 Prill, 2020

Të dhënat statistikore të deritanishme tregojnë se ka një prekshmëri më të ulët të koronavirusit në popullsitë që kanë aplikuar masivisht vaksinën kundër tuberlukozit.

Shembujt janë të ndryshëm, siç është diferenca e madhe mes Portugalisë dhe Spanjës, ku e para e ka aplikuar vaksinën kundër tuberkulozit dhe e dyta jo.

Harta dhe shifra: Pse vendet që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit janë më imune ndaj koronavirusit

Për të përfituar nga njohuritë e tij, Endri Xhafo e pyeti gjatë intervistës në Abc News Profesorin e Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi nëse kishte ndonjë ndikim vaksina ndaj tuberkulozit tek prekshmëria nga koronavirusi.

Profesor Kakarriqi u përgjigj:

Evidencat, në fakt tregojnë që incidenca e hasjes së koronavirusit në vendet e Lindjes që kanë aplikuar në masë vaksinën kundër tuberkulozit, është e ulët, siç është Portuaglia për shembull.

Rasti më ekstrem është Gjermania, ku ka një ndarje pothuajse me thikë mes rasteve në ish-Gjermanisë Lindore dhe pjesës më të madhe të landeve që janë në ish-Republikën Federale gjermane.

Bazamenti mendoj unë është ky: BCG-ja (vaksina kundër tuberlukozit) ka si funsioon të vetin që të krijojë imunitetin qelizor. Termi i saktë është imuniteti ndërqelizor.

BCG-ja është një nxitës i imunitetit ndër qelizor. Nga këtu rrjedh për mua bazamenti logjik se përse BCG-ja është një faktor që dikton një icidencë më të ulët ët sëmundshmërisë nga koronavirusit në vendet që e kanë aplikuar atë.

Mund të them që nga viti 2000 BCG-ja bëhet vetëm në lindje, kurse më parë bëhej në mosha të ndryshme dhe bëhej disa herë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet ët shmangim distancimin social.

Harta e vendeve qe e kane aplikuar vaksinen e TBC-se, vendet qe e kane pasur dhe e kane hequr si edhe vendet qe nuk e kane aplikuar