Dhjetë “varfanjakët” e Serie A, Marash Kumbulla me pagë Superioreje

schedule14:58 - 7 Prill, 2020

schedule 14:58 - 7 Prill, 2020

Cristiano Ronaldo është mbreti në Serie A, teksa përfiton më shumë nga të gjithë: rreth 31 milion euro neto në sezon. Të shumtë janë lojtarët e bardhezinjve që përfitojnë paga të majme, ndërkohë që në kampionatin italian ka edhe plot futbollistë që kanë paga modeste.

Gianluca Di Marzio ka publikuar 10 lojtarët më pak të paguar, referuar Capology.com, dhe bie në sy emri i një lojtari të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Pagë Superioreje për mbrojtësin që ka spikatur me Hellas Verona.

50 mijë euro në vit përfiton shtatlarti, i cili kërkohet nga shumë klube në Itali dhe Europë, pasi ka bërë një sezon fantastik. Një tjetër emër në listën e më pak të paguarve është Sebastian Esposito, talenti i Interit me të cilin po bisedohet për kontratën e re. /abcnews.al

1 – Daniele Ragatzu (Cagliari) – 150 mijë euro në sezon

 

2 – Riccardo Sottil (Fiorentina) – 150 mijë euro në sezon

 

3 – Gabriele Strefezza (SPAL) – 100 mijë euro në sezon

 

4 – Andrea Cistana (Brescia) – 100 mijë euro në sezon

 

5 – Vincenco Millico (Torino) – 100 mijë euro në sezon

 

6 – Sebastian Esposito (Inter) – 100 mijë euro në sezon

 

7 – Lukas Haraslin (Sassuolo) – 92 mijë euro në sezon

 

8 – Marash Kumbulla (Hellas Verona) – 50 mijë euro në sezon

 

9 – Lorenzo Andrenacci (Brescia) – 40 mijë euro në sezon

 

10 – Massimiliano Mangraviti (Brescia) – 40 mijë euro në sezon