Një pallat 9- katësh në lagjjen “15 Tetori” në Fier, me nga 5 apartamente në secilin kat është vendosur në karantinë.
Mbi 100 banorë të këtij pallati janë në karantinë pas zbulimit të tre rasteve me koronavirus të parët që shfaqën simptoma ishin një çift bashkëshortësh që banonin në katin e katërt të këtij pallati. E më pas një mësuese në katin e 9. Burimi infeksionit ende nuk është zbardhur.
Çifti i bashkëshortëve u dërguan në spitalin Infektiv disa ditë më parë. Ata jetonin vetëm por kishin kontakte të shpeshta me mbesën e cila u shërbente.
Kjo e fundit dhe familja e saj rezultuan negativ ndaj testit të parë. Negativë rezultuan edhe fqinjë të mësueses që u konfirmua me COVID-19, të hënën. Të martën priten përgjigjet e testeve për familjarët e mësueses dhe fqinjëve të bashkëshortëve te moshuar.
Shërbimi Epidemiologjik i Fierit, po heton për gjetjen e burimit të kësaj vatre të re në Fier.
Por, në këtë lagje jeton edhe një prekur që është ekonomistja e zyrës Arsimore, Fier.
Dyshimet janë se burimi i përhapjes së virusit ka ardhur nga zyrtarët e degës së thesarit dhe zyrës arsimore rajonale.
7 nëpunës të këtyre institucioneve ishin prekur nga koronavirusi ndërkohë që vazhdonin punën.
Këto dy vatra, mendohet të kenë infektuar një numër të lartë personash gjatë kontakteve për kryerjen e pagesave në banka dhe institucione të tjera të administratës./abcnews.al