“Rambo ynë”, Bejzade i kthehet Norës: E mbaj mend si ju dënoi, Vrapi shpëtoi

schedule14:19 - 6 Prill, 2020

schedule 14:19 - 6 Prill, 2020

Sezoni 2005/2006 nuk harrohet kurrë nga tifozët e zjarrtë të Elbasanit. Skuadra e tyre e zemrës shpallej kampione e Shqipërisë. Në pankinë ishte Ilir Daja, ndërsa në fushë luftonin emra të njohur si Nevil Dede, Skerdi Bejzade, Arlind Norra, Endri Vrapi, Abraham apo Julian Brahja.

Norra ka postuar një foto (të shkrepura nga Ferdinand Hazisllari) të modifikuar të stafit teknik të verdhebluve, aty ku faqja e njohur Patate, bën shaka me Ilir Dajën, ish-trajnerin e skuadrës kampione. “Ilir Daja me çunat”, lexohet në koment, teksa në vend të trajnerit, i cili drejton aktualisht Skënderbeun, dallohet portreti i aktorit të njohur, Sylvester Stallone.

Rambo ynë”, shkruan Norra, teksa nuk mungon replika e ish-kolegut të sulmit. “Tamom si Rambo, mbaj mend që ju denoi juve, se kishit dalë natën nga hoteli. Vrapi shpëtoi më duket”, shkruan Bejzade. Në bisedë përfshihet edhe Bledar Mancaku, ish-kapiteni i njohur i Teutës së Durrësit, duke krijuar ilaritet me komentet e tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!