Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mesazhi i mjekes shqiptare nga spitali i Breshias: Unë besoj se jeta do të triumfojë

schedule10:44 - 6 Prill, 2020

schedule 10:44 - 6 Prill, 2020

Ornela Gelaj, është një nga mjeket që është dërguar nga Shqipëria në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Nga Italia, Gelaj ka dhënë një mesazh shprese duke thënë se beson se “jeta duhet të triumfojë.” Mjekja thotë gjithashtu se pavarësisht vështirësive, aty mbizotëton fryma pozitive se do ia dalin ta përballojnë situatën.

Mesazhi i saj është postuar në llogarinë personale në Facebook të ministres së Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu.

Mesazhi:



“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëton fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!