Situata te Milani është ende e paqartë, ndërsa flitet për një ndryshim të pronareve, bordit drejtues apo edhe te lojtareve. Kuqezinjtë duhen me patjetër për tu rikthyer në Champions, teksa kane jo pak vite qe ndjekin si spektatorë emocionet e Ligës së Kampionëve.
Trajneri Stefano pioli nuk pritet të shpëtojë dhe në përfundim te sezonit do te shkarkohet nga bordi drejtues. Prej disa kohësh flitet se pasardhësi i tij në stolin e kuqezinjve do të jetë Ragnick, një teknik që më parë ka pasur eksperiencë në Bundesligë.
Megjithatë, sipas mediave italiane, Milani po mendon edhe për Luçiano Spaletin, i cili është i papunë prej momentit kur u largua nga Interi. Trajneri Italian ka profilin e duhur për të udhëhequr kuqezinjtë pasi eksperienca ia garanton diçka të tillë./abcnews.al