Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Një spiun negociator për paktin detar

schedule12:00 - 26 Shkurt, 2018

schedule 12:00 - 26 Shkurt, 2018

Objektin e negociatave dhe dokumentat shoqërues për të. Hartat analoge dhe dixhitale për detin territorial, zonën ekskluzive ekonomike dhe shelfin kontinental si dhe sqarim të pretendimeve territoriale të dy palëve dhe a përfshihen këto pretendime në objektin e negociatave.

Këto janë informacionet e kërkuara nga presidenti Ilir Meta, të shoqëruara me listën e plotë të negociatorëve, informacione, që Ministria për Punët e Jashtme dhe Europës deklaroi se ia ka mundësuar Presidentit, në mënyrë që të marrë plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë për marrëveshjen me detin.



Sali Berisha:Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye në grup negociimi të një ish-spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHISH të ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme.”

Ish-kryeministri Sali Berisha flet për Artur Meçollarin, ish-kapiten i Forcave të Armatosura, i liruar nga detyra në vitin 2012 nga posti i zëvendëskompandantit të Flotës Detare me gradën Kapiten i Parë në kohën kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami.

Sali Berisha: “Siç ka të drejtë çdo shtetas që akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale”.

Bazuar në këtë vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Artur Meçollari, ka paraqitur ankim pranë Ministrisë së Mbrojtjes, por kërkesa nuk është marrë parasysh, për t’iu drejtuar më pas Gjykatës Administrative Tiranë, dy vite më vonë, kur në krye të saj dhe shtetit, tashmë ishte Edi Rama dhe Mimi Kodheli.

Sipas këtij vendimi të Gjykatës Adminsitrative, Artur Meçollari ka fituar të drejtën e rikthimit në punë dhe dëmshpërblimit të pagave, për shkak të mungesës së bazës ligjore në lirimin e tij nga detyra në 2012-ën.

Duket se dikasteri i ministres Kodheli nuk e ka apeluar këtë vendim gjykate, pasi zoti Muçollari u rikthye në punë në 15 Maj të 2015-ës si bëjnë me dije burime pranë këtij dikasteri për ABC News.

Sali Berisha: “Ky përbën një superskandal, jam i sigurtë që e gjithë marrëveshja është bazuar në hartat dhe vizatimet e këtij spiuni që nuk ka interesa kombëtare por interesa të vendit që i shërbeu”.

Pas deklaratës së Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme, Presidenti i republikës do të japë vendimin mbi dhënien e plotfuqishmërisë ndaj grupit të negociatorëve për marrëveshjen për detin me Greqinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!