Quhet Maria Isabel Nadal dhe sot, ka mposhtur vëllain e saj në tenis, të madhin Rafael Nadal. Normalisht, si i gjithë shteti spanjoll, edhe tenisti dhe familja e tij janë në karantinë, por kjo gjë nuk i ka ndaluar të merren me aktivitet sportiv, ose më saktë me sportin që adhurojnë.
Nadal ka adaptuar dy kolltukë, duke i bërë si rrjetë tenisi, dhe së bashku me motrën e tij ndeshen kundër njëri-tjetrit. Pas disa tentativash, në fund është e motra e Nadal ajo që triumfon. Festë e ligjshme për të, pasi mposhti një ndër tenistët më të mirë të gjitha kohërave, por duhet të themi se Rafael e bëri një sy qorr për motrën e tij…/abcnews.al
? @RafaelNadal ante un RIVAL muy duro… ¡Su HERMANA! ¿Quién ganará? ? pic.twitter.com/sOvxkLuQK0
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 4, 2020