Tregu i Kombinatit ka shënuar sërish dyndje qytetarësh gjatë kësaj fundjave të cilët dolën për të bërë blerje. Distanca e qyterave që kanë dale dikush pa leje e dikush me leje mungon, siç ata e konfirmojnë edhe vetë.
Një problem tjetër që ndeshet në tregun e fruta-perimeve në Kombinat është edhe prekja e produkteve pa doreza, këtë e thonë edhe tregtarët. Ndryshe nga tregjet e fruta-perimeve, në furrat e bukës dhe markete qytetarët e respektojnë radhën dhe distancën nga njëri-tjetri.
Gjatë së shtunës nuk munguan as qytetarët të cilët ishin të papajisur me leje-dalje, dikush nga neglizhenca e dikush nga problemet në sistem. Efektivët e Policisë kanë kryer kotrolle të qytetarëve nëpër rrugë për të verifikuar nëse kishin leje-dalje apo jo.
Kjo është fundjava e tretë që qeveria ka vendosur mbylljen e çdo subjekti tregëtar dhe ndalimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 13:00 të shtunës deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës në të gjithë vendin./abcnews.al