Vizita e mbretit Felipe i Pestë i Spanjës në Katalonjë ka shkaktuar trazira. Mësohet se 5 persona u plagosën nga përleshjet e protestuesve me policinë lokale. Mbreti nuk është pritur nga liderët e rajonit autonom.
5 persona kanë mbetur të plagosur për shkak të përleshjeve në Barcelonë mes manifestuevse pro pavarësisë dhe policisë lokale Mossos. Separatistët zhvilluan një protest kundër vizitës së mbretit Felipe VI, i cili ka inaguruar në Pallatin e Muzikës “Mobile Ëolrd Congres”, panairin botëror të smartfonëve dhe të risive të fundit në sektorin e telekomunikacionit.
Mbreti i Spanjës arriti në godinën ku zhvillohej panairi pa ndonjë problem edhe pse asnjë nga drejtuesit katalanas, kryebashkiakja Ada Colau dhe presidenti i parlamentit, Roger Torrent, nuk ishin present për ta pritur. Kjo është një tjetër vrazhdësi e pavarësisë katalanase ndaj mbretit, mbështetës i fortë i unitetit të kombit, siç parashikohet nga kushtetuta.
Ndërkohë, situate në Katalonjë mbetet e bllokuar: pas zgjedhjeve të parakohëshme të 21 dhjetorit, partitë separatist edhe pse kanë humbur dy deputetë në parlamentin rajonal, zotërojnë akoma maxhorancën me 70 vende nga 135 që janë gjithsej. Ndërsa nga ana tjetër partia unioniste “Qytetare” është forcë e parë sa I përket deputetëve në kuvendin rajonal. Por arratisja nga drejtësia spanjolle e ish-presidentit Carles Puigdemont, i cili po qëndron në Belgjikë që pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë, dhe që pretendon të qeverisë në distancë, ka lënë situatën në një ngërç total. /abcnews.al