Nëntë golat e shënuar dhe tetë asistet e dhuruara në 32 ndeshje, nuk kanë bindur Bayern Munchen të blejnë kartonin e Philippe Coutinho nga Barcelona. E ardhmja e tij do të jetë në Premier League, aty ku ka një skuadër favorite.
Katalanasja Sport raporton se Chelsea po nxiton të fitojë konkurrencën me Manchester United, Tottenham dhe Arsenal. Në garë për brazilianin ishin edhe Interi e PSG, por këta dy opsione kanë rënë pasi ai dëshiron rikthimin në ishull.
“Blutë e Londrës” kanë nisur bisedimet me lojtarin dhe po tentojnë ta bindin. Raportet me agjentin e tij, Kia Joorabchian, janë shumë pozitive dhe ky është avantazhi i madh i Chelseas. Barcelona nuk pranon më huazime për 27-vjeçarin dhe kërkon shitjen e tij përfundimtare për të nisur sulmin ndaj dyshes Lautaro-Neymar. /abcnews.al