Akull në rrugët e zonave të thella në Librazhd e Përrenjas

schedule09:04 - 26 Shkurt, 2018

schedule 09:04 - 26 Shkurt, 2018

Reshjet e borës dhe era ka shkaktuar akull në shumë rrugë të Qarkut të Elbasanit. Vëmendja gjatë natës është përqëndruar në aksin rrugor Elbasan-Qafë -Thanë aty ku trashësia e dëborës arriti në disa centimetra dhe krijoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Në këtë vend kanë qenë në gatishmëri borëpastruese dhe fuqi punëtore të cilat e kanë mbajtur të hapur aksin rrugor.

Rruga  që lidh Librazhdin me Bulqizën është i bllokuar. Po kështu disa fshatra të thellë malorë si Rrajca, Sopoti, Polisi, Stëbleva, Luniku, Orenja etj janë të bllokuar . Probleme ka edhe në fshatra të thellë malorë të Gramshit si në Skëndërbegas, Lenie, Poroçan, etj të cilët janë gjithashtu janë të bllokuar.

Kurse në Elbasan vështirësi ka në njësitë administrative si Zvalinë dhe Labinot Mal. Në mjaft fshatra ka mungesë të energjisë për shkak të këputjes së përcjellsave apo shembjes së shtyllave nga dëbora. Po ashtu vështirësi ka edhe në transportin e mësuesve dhe nxënësve në mjaft shkolla./abcnews.al