Nuk ka rritje të testimeve, Fico: Elementë të mjaftueshëm për të mos ndryshuar strategjinë

schedule21:02 - 3 Prill, 2020

schedule 21:02 - 3 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një mbledhje online të Komitetit Teknik të Epidemisë, me mjekë dhe specialistë të mjekësisë, me të cilët ka biseduar për masat që janë marrë për të ndaluar koronavirusin dhe si paraqitet deri tani situata.

Rama ka bërë pyetje konkrete Drejtoreshës së ISHP-së Albana Ficos në lidhje me rritjen e numrit të testimeve por Fico ka sugjeruar se momentalisht nuk është e nevojshme.

Kryeministri Rama: Kemi ndonjë ide sot për rritje të testimeve në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të strategjisë, apo do vazhdojmë kështu akoma?

Albana Fico : Ashtu siç tha Silva ne vazhdojmë të monitorojmë. Dy gjëra duhet të kihen parasysh për të gjithë ata që na dëgjojnë Askush që ka pasur nevojë nuk i ka munduar testimi. Kemi parasysh që rastet e dyshuara testohen menjëherë, kontaktet e afërta gjithashtu dhe gjurmohen të gjitha rastet që dyshohet se kanë patur kontakte. Për sa i përket rritjes së numrit të testimeve nuk mendoj që duhet të jetë një qëllim në vetvete. Duke qenë se i gjithë ky proces fillon me rastin e dyshuar, ne i kemi të gjitha mundësitë, duke i monitoruar, të ndryshojmë në raport me atë çfarë do të na vijë formën e testimeve. Nuk është qëllim në vetvete, ne kemi mundësitë, kemi testet, kemi kapacitetet njerëzore, furnizohemi në mënyrë të rregullt për çfarë na duhet për testimin, kështu që  mendoj të vazhdojmë në të njëjtin trend sepse rritja e rasteve pozitive është e qëndrueshme. Këta janë elementë të mjaftueshëm për të mos ndryshuar formën e testimit të vijojmë ti kryejmë në bazë të asaj që na ofron e nesërmja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!