Epiqendra e Covid-19 në SHBA, mbi 9 800 të infektuar e 397 viktima brenda ditës në New York

schedule18:24 - 3 Prill, 2020

schedule 18:24 - 3 Prill, 2020

Shteti i New York-ut është kthyer tashmë në epiqendrën e koronavirusit në SHBA. Vetëm gjatë ditës së sotme, vendi ka regjistruar 9,810 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjitshëm i të sëmurëve me koronavirus shkon në 102,863.

Ndërsa, brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 397 persona. Qindra viktimat e shënuara së fundmi bëjnë që numri i përgjithshëm i të vdekurve të rritet në 2,935, shkruan abcnews.al

Sipas guvernatorit të New York -ut, Andreë Cuomo, më shumë se 14,000 painetë ndodhen aktualisht në spitale. Guveronatori u shpreh gjithashtu se e premtja kishte numrin më të madh të viktimave të regjistruara deri më tani në vend.

Në përpjekje për të luftuar mungesën e furnizimeve mjekësore për të trajtuar pacientët me Covid-19 në shtet, Cuomo tha se po nënshkruan një urdhër ekzekutiv që lejon shtetin të marrë ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse personale nga institucionet që nuk po i përdorin aktualisht dhe “t’i rivendosni në pjesë të tjera të shtetit dhe spitalet e tjera që u duhen”.

Ai shtoi më tej se pajisjet që nuk do të përdoren do të ktheheh sërish aty ku e kanë pasur vendin:

“Ato institucione ose do t’i marrin përsëri ventilatorët ose do të rimbursohen dhe paguhen që të blenë ventilatorë të rinj. Unë nuk mund të bëj më shumë se kaq. Por  nuk do të jem në një pozicion ku njerëzit po vdesin dhe ne të kemi disa qindra ventilatorë në shtetin tonë diku tjetër “.

Më tej, guvernatori i NewYork-ut, shtoi se nëse institucionet në fund të situatës nuk i marrin mbrapsht pajisjet, ai u jep fjalën që do t’ua paguajë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!