Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit arriti një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për votimin e demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas forcës politike opozitare përsëri Kosova do të humbasë 8.200 hektarë tokë nga ndarja e kufirit.
“Kush mund të bashkëpunojë më me ty, nëse ia vendos vetes vulën e tradhtarit”?, pyet Vetëvendosje kryeministrin Haradinaj.
Opozita akuzon shefin e qeverisë se po vepron në këtë mënyrë thjeshtë për të mbetur Kryeministër.
“Asnjë lakmi nuk mund të jetë mbi shtetin dhe territorin e Kosovës”, thuhet në deklaratë./abcnews.al