Sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus, bën sot 23 vjeç. Në këtë ditë të shënuar për të, braziliani ka marrë urime të shumta, sidomos në rrjetet sociale.
Një ndër to, ka qenë dhe shoku i tij i skuadrës te “Cityzens”, Kyle Walker. Mbrojtësi anglez njihet për postimet e tij epike në Twitter, duke na bërë gjithmonë për të qeshur.
Edhe urimi për Gabriel Jesus, nuk mund të kalonte pa ngacmime. Walker, për të uruar shokun e tij, shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Gabriel Jesus! Shpresoj të jesh duke e kaluar kohën duke u praktikuar në Uno (lojë me karta)”. Me shumë gjasa, Walker i është referuar moshës së Jesus, duke e quajtur ende një fëmijë. Thjesht fantastike./abcnews.al
Happy Birthday @gabrieljesus33 ? hope you’re spending the day practising at Uno ? pic.twitter.com/mg1PgLZj7X
— Kyle Walker (@kylewalker2) April 3, 2020