Princi Charles do të hapë një spital të ri në terren për personat e infektuar me koronavirus, sipas një deklarate nga Clarence House.
NHS Nightingale është një spital i ri që mund të sigurojë mbështetje për mijëra pacientë me koronavirus.
Spitali fillimisht do të sigurojë deri në 500 shtretër të pajisur me ventilatorë dhe oksigjen. Kapaciteti do të vazhdojë të rritet, deri në disa mijëra shtretër, nëse kërkohet, sipas deklaratës.
“Princi gjithashtu do të thotë disa fjalë në nderim për të gjithë ata që kanë punuar pa u lodhur për të krijuar objektin e ri mjekësor dhe për njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që vazhdojnë të ofrojnë shërbime në vijën e parë “, thuhet në deklaratë.
Charles, trashëgimtari i fronit britanik, rezultoi pozitiv për virusin muajin e kaluar. Ai shfaqi vetëm simptoma të vogla dhe tashmë ndodhet në gjendje të mire shëndetësore./abcnews.al