OKB: Koronavirusi, sfida më e madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore

schedule07:34 - 2 Prill, 2020

schedule 07:34 - 2 Prill, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres  ka deklaruar se beteja me pandeminë e koronavirusit është sfida më e madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore.

Është një kombinim nga njëra anë e një sëmundjeje që përbën kërcënim për gjithkënd në botë dhe së dyti sepse ka pasoja ekonomike që do të shkaktojë recession ndoshta të paprecedent në të kaluarën e afërt”, ka thënë ai.

Në një konferencë për mediat Guterres ka bërë thirrje vendeve më të pasura të botës që të zgjerojnë aftësitë huadhënëse të Fondit Monetar Ndërkombëtar që të ndihmojnë vendet më të varfra, ndërsa përballen me përhapjen e virusit.

Sekretari Guterres e pranoi se vendet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara ndeshin shqetësime të thella në përballjen me virusin.  “Të mos harrojmë se ne jemi aq të fortë sa sistemi më i dobët shëndetësor në një botë të ndërvarur”.

Ai paralajmëroi se nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll, do të përhapet me shpejtësi në gjithë botën duke theksuar se kur kriza të marrë fund, rendi socio-ekonomik global duhet të ndryshojë.

Çdo gjë që ne bëjmë, gjatë dhe pas kësaj krize duhet të fokusohet në krijimin e ekonomive më të barabarta, gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshme dhe shoqërive me aftësi më të mëdha ripërtëritëse përballë pandemisë, ndryshimeve klimatike dhe shumë sfidave të tjera”, tha ai.

Nga ana tjetër drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se ishte “thellësisht i shqetësuar lidhur me shkallëzimin e shpejtë përhapjen globale të infektimit”.

Ai tha se numri i të vdekurve është mëse dyfishuar javën e kaluar, duke parashikuar se ky numër së shpjeti do të arrijë në 1 milionë dhe i të vdekurve në 50 mijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!