Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Heqja e ndihmës ekonomike vepër kriminale

schedule13:53 - 24 Shkurt, 2018

schedule 13:53 - 24 Shkurt, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama po gënjen shqiptarët për vendet e punës. Për kreun e demokratëve heqja e ndihmës ekonomike nga shumë familje është vepër kriminale.

Ka vendosur t’ia thotë me zë e figurë kryeministrit Edi Rama se po i gënjen shqiptarët nga Berati.

E para, nuk ka vende pune. Ekonomia është në krizë, politika e taksave të larta, fryma armiqësore ndaj biznesit, TVSH-ja që tani pritet t’i vihet mbi shpinë sipërmarrjes së vogël, po shkatërrojnë vendet e punës.

Nuk ka vende pune në Berat ku ndodhet sot Edi Rama. Nuk ka vende pune në asnjë rreth, në asnjë qytet të Shqipërisë. Përkundrazi, vendet e punës po mbyllen.

E dyta, pasi ka shëtitur dhe ka bërë ekskursion në çdo cep të Beratit nuk ka gjetur kohë të shkojë në një familje të cilës i është prerë ndihma ekomomike, t’i shohë në sy dhe të kuptojë se ndihma ekonomike iu është hequr në mënyrë abuzive, pa asnjë shpjegim“.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kujton kreut të qeverisë  deklaratat që ka bërë para elektoratit.

E mbani mend para 5 vitesh dhe prapë para 1 viti si tha: “Më punësoni që t’ju punësoj. E pra, qytetarë të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë keni punësuar një parazit dhe një hajdut.

Mos e lejoni t’ju kërcënoj me bukën e fëmijëve tuaj!

 

Përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike të shumë familjeve në Berat e në të gjithë Shqipërinë është vepër kriminale për kryetarin demokrat. Përllogaritjet e tij tregojnë seme shpenzimet e kësaj fundjave të kabinetit të  kryeministrit do të mund të ishin paguar ata që kanë vërtetë nevojë për 5 mijë lekëshin e ndihmës ekonomike.

“Në vend që këto familje të kenë 50 mijë lekëshin dhe të blejnë dy thasët e miellit për një muaj, ato lihen në mëshirën e fatit për bukën e gojës që Edi Rama dhe banda e tij qeveritare të hazdisen në luks, në gostira dhe në ekskursion në Qarkun e Beratit”.

Zgjidhjen Lulzim Basha e sheh në largimin e kryeministrit Edi Rama

Merreni fatin tuaj në dorë, mos e lejoni të vazhdojë më kjo farsë e shëmtuar !

Ne nuk do t’i ndahemi asnjë sekondë kësaj emergjence kombëtare.

Një politikan abuziv, një parazit, një hajdut i cili nuk meriton gjë tjetër, veçse kryengritje qytetare dhe largimin e tij sa më parë nga përgjegjësitë të cilat nuk i kryen, duke dhunuar ditë për ditë fatin e qytetarëve”.

/abcnews.al