Trump, thirrje Floridas : “Lejoni ankorimin e anijes, njerëzit po vdesin aty”

schedule10:53 - 1 Prill, 2020

schedule 10:53 - 1 Prill, 2020

Presidenti i SHBA Donald Trump të martën u bëri thirrje zyrtarëve të Florida të hapnin një port të Gjirit të Atlantikut për një anije lundrimi holandeze të mbetur në det me një shpërthim vdekjeprurës nga koronavirusi në bord, duke i kërkuar guvernatorit të hiqte dorë nga kundërshtimi.

Duke analizuar problemin e anijes “ MSand Zaandam” të Holland America Line, gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai do i bënte thirrje guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, i cili kishte deklaruar se anija nuk ishte e mirëpritur , pasi parandalonte që pasagjerët e saj të sëmurë të kalonin në shtetin e tij.

“Ata po vdesin në anije,” tha Trump, duke shtuar, “Unë do të bëj atë që është e drejtë, jo vetëm për ne, por edhe për njerëzimin”.

Vërejtjet bien ndesh me përgjigjen e tij në shkurt për një anije tjetër lundrimi, Grand Princess, për të cilën ai tha se duhet të qëndrojë në det, në vend që të vinte në port në Kaliforni.

“Zaandam”  lënë në brigjet e Paqësorit të Amerikës Qendrore pasi linja e lundrimit njoftoi se disa pasagjerë ishin infektuar me koronavirus dhe se katër kishin vdekur, u lejua të lundronte përmes Kanalit të Panamasë në Karaibeve të dielën.

Gati dy të tretat e pasagjerëve – ata që kaluan një ekzaminim mjekësor – u zhvendosën në “Rotterdam”,  anijen e “Zaandam”,  përpara kalimit të kanalit, dhe të dy anijet tani janë drejtuar për në Port Everglades në Fort Lauderdale, Florida, thanë zyrtarët.

Zaandam mbante afro 1,050 pasagjerë dhe ekuipazh, dhe Roterdam pothuajse 1,450. Por mbeti e pasigurt kush do të lejohej të zhvendosej në Florida, ku shqetësimet për përhapjen e koronavirusit ishin në rritje.

“Ne nuk mund të lejojmë të kemi njerëz që nuk janë as nga Florida, të hyjnë në Floridan e Jugut duke na përdorur si burime të vlefshme,”  i tha guvernatori DeSantis  duke iu referuar lehtësive mjekësore që ka shteti. Ai i tha një konference shtypi  se do të preferonte të dërgonte ndihmë mjekësore në anijen Zaandam.

Por në një blog të postuar në faqen e internetit të Holland America, një kompani lider e lundrimit botëror, Carnival Corp, presidenti i kompanisë Orlando Ashford u bëri thirrje autoriteteve të tregojnë dhembshuri.

“Ne kemi duke u përballur me një sëmundje “nuk është problemi im”, tha ai. “Komuniteti ndërkombëtar, vazhdimisht bujar dhe i dobishëm përballë vuajtjeve njerëzore, i mbyll dyert  për Zaandam.”

Që nga e hëna, 76 pasagjerë dhe 117 anëtarë të ekuipazhit në Zaandam kanë  shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë tetë persona që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, tha Ashford./abcnews.al