Skenari i arratisjes dhe vuajtjet, Dybala e Sabatini: Nuk është një shaka!

schedule10:21 - 1 Prill, 2020

schedule 10:21 - 1 Prill, 2020

Paolo Dybala dhe Oriana Sabatini, rezultuan të dy pozitivë me COVID-19 dhe kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për ta. Sulmuesi i Juventusit, ka treguar në një prononcim për AFA Play mbi atë që i ndodhi atij dhe shokëve të skuadrës, Rugani dhe Matuidi.

“Kisha një kollë të keqe, ndihesha i lodhur dhe kur flija ndjeja të ftohtë. Në fillim nuk e mendoja se çfarë ishte, por kjo i kishte ndodhur edhe dy shokëve të tjerë, Rugani e Matuidi. I fundit isha unë. Kishim dhimbje koke, por ishte e këshillueshme të mos merrnim asgjë. Klubi na dha vitamina dhe me kalimin e kohë ndiheshim më mirë.

 

Është diçka psikologjike, në fillim ke frikë, por tani çdo gjë është në rregull. Këto ditë nuk kemi pasur simptoma. Përpara lodhesha shumë shpejt. Donim të stërviteshim, por pas pesë minutash përfundonim pa frymë. Aty e kuptuam që diçka nuk ishte në rregull dhe më pas testet treguan se ishim pozitivë për COVID-19”, shprehet Dybala.

Më tej ai thekson se e gjitha kjo nuk është një shaka dhe se të gjithë duhet ta marrin seriozisht: “Çdo ditë vdesin njerëz këtu, gjërat po shkojnë shumë keq. Rastet nuk menaxhohen më dhe kjo është arsyeja pse shumë vende kanë dërguar mjekë në Itali. Nuk është një shaka, duhet të keni kujdes. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi”.

 

DEKLARATA E SABATINI – E dashura e Dybala, Oriana Sabatini, gjithashtu ka rrëfyer momentet e vështira që ka kaluar së bashku me Paolo. Në një prononcim për revistën portugeze, Caras, ajo zbulon edhe një prapaskenë.  “Asnjëherë nuk jam frikësuar, pasi kur u testova pozitive mendova s të rinjtë nuk ishin shumë të prekur. Ti bëhesh i vetëdijshëm kur trupi yt e provon.

Unë ende nuk mund të marr frymë. Nuk dihet shumë për virusin dhe mjekët na kanë thënë që të mos stërvitemi. Nuk na kanë dhënë ilaçe, pasi nuk ka. Kemi marrë vetëm vitamina. Tani testi më ka dalë negativ, por duhet të bëj edhe një tjetër.

Donim të shkonim në Dubai, ku nuk ka asnjë rrezik, pasi në Itali situata është e vështirë. Më pas kjo ide ra poshtë. Gjëja më e mençur që mund të bëni është që të qëndroni në shtëpi dhe të prisni që gjithçka të marrë fund”, përfundon Sabatini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!