Bjellorusët nuk i ndal as Coronavirusi. Jeta atje vazhdon normalisht dhe çdo funksion sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Njerëzit shkojnë në punë dhe në fundjavë kanë mundësinë të ndjekin edhe ndeshje futbollit. Sigurisht ka njëfarë kujdesi dhe tifozët kanë nisur të përdorin maska, kurse në hyrje atyre u matet edhe temperatura.
Ende nuk raportohet për viktima, ndërkohë që numri i të prekurve nuk i ka kapur akoma 100 persona. Të paktën sipas informacioneve zyrtare. Spanjollja Marca ka menduar të bëjë një artikull dhe për ta flasin disa protagonistë.
Mes tyre edhe Elis Bakaj, i cili deklaron: “E dimë që nuk është e lehtë të luash tani, por duhet të tregohemi profesionistë, edhe pse ne e dimë që jemi në rrezik. Para çdo ndeshje duhet të bëjmë disa teste të Coronavirusit. Gjithashtu na e masin temperaturën çdo dy ditë”.
Disa lojtarë, megjithatë, janë qartësisht të shqetësuar rreth situatës dhe nuk e kuptojnë pse ata akoma vazhdojnë të luajnë. “Jam i frikësuar. Kur mbaron çdo ndeshje, ndihem sikur jam infektuar edhe unë. Ata duhet ta ndalojnë kampionatin”, shprehet William, mbrojtësi i Ruh Brest.
Kampionati bjellorus kë tërheq vëmendjen, teksa janë disa media të huaja që kanë blerë të drejtën televizive dhe për herë të parë po arkëtohen para që do të shkojnë për klubet. TV ruse, ukrainase, izraelite, serbe dhe kroate po transmetojnë ndeshjet, për t’u ofruar shikueseve pak futboll. /abcnews.al